Meta: Një bandë oligarkësh kanë marrë peng të ardhmen e vendit


Meta: Një bandë oligarkësh kanë marrë peng të ardhmen e vendit

08:58 16/09/2020

Duke kujtuar 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta thotë se e ardhmja e vendit është marrë peng nga një bandë oligarkësh që kanë zaptuar institucionet.

Meta bën thirrje për bashkim kundër kësaj “bande oligarkësh”, sikurse shprehet ai, për të shpëtuar Shqipërinë.

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan në Facebook Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al




Të ngjashme