Presidenti Ilir Meta ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët sot në orën 10:45. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje edhe Kryeministrit Edi Rama që të ndjekë konferencën e tij, sikurse thotë vetë, “nëse nuk ka takim me bandat apo oligarkët”.

“Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë live, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Sikurse e kemi parë në ditët e fundit, Meta ka dalë shpesh në konferenca shtypi me gazetarët duke folur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. /tvklan.al