Në fjalën e tij në konferencën për shtyp ku njoftoi datën 13 Tetor si datë të re për zgjedhjet vendore, kreu i shtetit i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Rama se axhenda e tij është ajo e Presidentit të Republikës.

Meta theksoi se ai është në gjendje të bëjë dallimin mes Republikës së Shqipërisë dhe bashkëshortes së tij e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Meta tha se nuk e ka për turp që është bashkëshorti i Monikës.

“Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës, e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, por ai e di më mirë se kushdo që unë në të gjitha detyrat di të ndaj anën personale, shoqërore e familjare me atë shtetërore e institucionale. Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika. Në këtë detyrë që kam axhenda ime është e Presidentit të Republikës si vend anëtar i NATO-s”.

Kreu i shtetit theksoi se për mua nuk ka më të rëndësishme sesa paqja, e ardhmja e Shqipërisë si një vend që do drejtojë OSBE-në vitin që vjen. /abcnews.al