Meta: Përse s’mund t’i ul në tavolinë Ramën e Bashën – TV KLAN

Meta: Përse s’mund t’i ul në tavolinë Ramën e Bashën

Presidenti kundër ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi

Presidenti Ilir Meta ka ftuar Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha të heqin dorë nga kushtet dhe të tregojnë përgjegjshmëri për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi.

“Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi. Presidenti i Republikës ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar frymën e Kushtetutës, por Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë sepse është Kryeministër apo si Kryeministër, apo edhe me dikë tjetër që thotë 30 Qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në Shqipëri në këto kushte që jemi. Kjo situatë  kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët vendas dhe aktorët ndërkombëtarë, kërkon paanësi”.

Në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Presidenti Meta pati kritika të forta edhe për reformën në drejtësi, ndonëse pak përpara tij, ambasadorja gjermane s’i kurseu vlerësimet, siç kanë bërë këto kohe edhe diplomatë e zyrtarë të lartë të vendeve të Bashkimit Europian.

“Jam e bindur se Shqipëria ka marrë vendime të rëndësishme në drejtimin e duhur, si për shembull reforma në drejtësi që dallohet, edhe krahasuar me përparimin që kanë bërë në këtë sektor vende fqinje. Polarizimi i thellë politik, bojkoti i institucioneve demokratike dhe vendim-marrëse kanë ngadalësuar procesin e reformave dhe nuk kanë ndihmuar vendin në perparimin e rrugës integruese. Ndaj, i kujtoj politikanëve përgjegjësinë për njerëzit dhe votuesit të veprojnë në interesin më të mirë për vendin e tyre”, tha ambasadorja e Gjermanisë.

“Nuk them është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Sepse reforma nuk bëhet me retorikë a presion, por me standarde, nëse bëhet me emra ka forma të tjera për kapjen e saj. Këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera”, deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Më i ashpër ishte kur ju drejtua misionit Euralius, teksa u ndal në ngërçin e krijuar dy herë me hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hallkë kryesore për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit i bëri thirrje brukselit që të sjellë ekspertë të pavarur për monitorimin e reformës në drejtësi.

“Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithçka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se çfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Kërkova angazhimin me shkrim të delegacionit europian dhe Euralius që paguhet për këtë. Por Euralius ditën e fundit i çon përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius si e jep një vërtetim një kryetari të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën? Kjo nuk është drejtësi europiane. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë. Nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar. U bëjmë të qartë kujtdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner”.

Kritika pati edhe për tezën e rishikimit të kufinjve mes Kosovës e Serbisë dhe idenë e Shqipërisë së Madhe.

“Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj. Kush thotë se do të kufizojmë me Tiranën për serbët na fton të shikojmë atë filmin që e kemi parë në Ballkan. Kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria në këtë çështje thjesht është një mbështetëse e këtij dialogu, sepse në momentin që Shqipëria apo çdo aktor i Shqipërisë  hyn në këtë dialog cënon sovranitetin e institucioneve të Kosovës. Dëgjojmë pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Është përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit”.

Edhe ish-Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga foli për një retorikë kërcënuese lidhur me ripërcaktimin e kufijve, ndërsa ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, folëse në konferencë, u përqëndrua tek destabilizimi që i kanoset rajonit nga influenca ruse.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
3 Komente
  • ANDONI KOKA
    22 Maj 2019 at 13:29
    Përgjigju

    O ILIR A NA TREGON SI ESHTE AJO PUNA E A,HOXHES ME ATE DOSJEN?
    A NA TREGON DOT SI ASHT PUNA E FLORIRIT ?
    A NA TREGON DOT SI ASHT PUNA E BALILIT ?A NA TREGON DOT PER
    SHUME GJERA QE NE I DIME PER TYA DHE PASURINE TENDE DHE QE ISH PROKURORET
    E TU NUK I ZBULOJNE DOT ?
    PO JE BURRE NA TREGO PER KETO DHE TE KESH SHPERBLIM VOTAT TONA !

  • tirona
    23 Maj 2019 at 02:55
    Përgjigju

    ky dordolec duhet te perfunoje ne burg.

  • ANDONI KOKA
    23 Maj 2019 at 13:37
    Përgjigju

    O ILIR HAJDUT I FLORIRIT .TE GJITHE E DIME SE KUSH JE .SE CFAR KE BERE .SE SI E KE VENE PASURINE ,PA TE THENE NJERI NE BOTE.PUNA E MBARE ,JE IVETMI QE MENDON SE NUK I DIN NJERI ATO QE TI KE BERE.TE GJITHE PASURINE QE KE BE PADREJTESISHT NJE DIT DO TA PAGUAJN FEMIJET E TU .DHE ATA DO TE TE MALLKOJNE ME SHPIRT .NJESOJ SI POPULLI SHQIPTAR. PUNE E MBARE PO SE FITOVE NUK E VJEDH DOT,

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione