Meta: Nuk shikoj asnjë shans për mandat të tretë të Ramës



Meta: Nuk shikoj asnjë shans për mandat të tretë të Ramës

22:48 15/04/2021

Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur sot se Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë dot mandatin e tretë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta tha se është i bindur pas shikon që Rama është në panik.

“Zero, zero, zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tret dhe për këtë më bind vetë paniku që ka Edi Rama. Individi që ka besim që është në një situatë favorizuese nuk bënë kurrë veprime të tilla të cilat sjellin efekt të kundërt.

Ne kemi qenë në 1994 dëshmitar të referendumit që e bëri zoti Berisha, që i kishte të gjitha pushtetet dhe donte ti legalizonte pushtetet e tij. Entuziazmi që ishte në atë kohë nëpër mitingje ne i mbajmë mend shumë mirë, dhe në fund Berisha humbi sepse presioni nuk mund të jetë mjetë i demokracisë”, tha Meta./tvklan.al







Të ngjashme