Më 10 Shtator do të mbahet mbledhja e parë e Legjislaturës së re të Kuvendit. Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë këtë të mërkurë dekretin që thërret deputetët e rinj të zgjedhur të mblidhen të premten e ardhshme.

“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendimin e Presidentit.

Në seancën e parë të Kuvendit do të betohen deputetët e rinj të Kuvendit do të zgjidhen drejtuesit e rinj të Kuvendit. Ndërkohë pritet që ditën e enjte më 2 Shtator, kryeministri Edi Rama të prezantojë emrat e kabinetit të ri qeveritar, të cilët do të votëbesohen më vonë në parlament.

Seanca e parë pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër, që kësaj here është inxhinierja Luljeta Bozo dhe gjatë saj do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit./tvklan.al