Presidenti Ilir Meta parashikon se opozita e bashkuar do të arrijë të marrë më shumë se 90 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në një konferencë për shtyp nga zyra e tij ku denoncoi dhe kërkoi informacion për të publikimin e të dhënave të qytetarëve dhe monitorimin nga patronazhistët, Meta i konsideroi sondazhet e zgjedhjeve si të blera nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i shtetit u bëri thirrje gjithë komisionerëve të opozitës që ditën e zgjedhjeve të mbrojnë me çdo kusht votat e qytetarëve, madje edhe me jetën e tyre, ndërsa vetë tha se do të ndjekë procesin e votimit nga Vlora.

Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita mbi 90 mandate. Po të dojë të shesë opozita mandatet e saj le t’i shesi, por s’ka për ta lënë Ilir Meta as këtë gjë. Do t’i drejtohet gjithë popullit opozitar. Edhe Vlora do ia bëjë fora. Dhe unë do të jem atje në numërimin e votave dhe do të jap mesazhe vazhdimisht, do t’i verifikoj të gjithë komisionerët e opozitës të paktën. Se ata kanë detyrë të japin jetën për të mbrojtur votën e vlonjatëve”, tha Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al