Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim bënë deklarata të forta kundër njëri-tjetrit mbrëmjen e së premtes për procesin zgjedhor.

Meta nuk i ka ndalur as sot akuzat në adresë të ambasadores Kim, për të cilën një ditë më parë tha se mban qëndrime të njëanshme në favor të Kryeministrit Rama.

“Nuk impresionohet Presidenti nga ata lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht. Shqipëria është e shqiptarëve. Jemi një popull europian. Qytetarët e kanë kuptuar se çfarë pasoje na ka lënë Shijaku. Shqipëria nesër do jetë model i sovranitetit të popullit. Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me gjithë të tjerët. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër. Shqipëria do të shndrisë”.

Kreu i shtetit apeloi qytetarët që në zgjedhjet e nesërme kanë mundësi të votojnë jo vetëm për partitë por edhe për kandidatët.

“Le ta provojë të bëjë tërmet në Vlorë. Me qetësi dhe vendosmëri votoni kë t’ju dojë zemra nesër. Mos harroni që keni mundësi të shkëlqyer nesër. Mos harroni të votoni jo vetëm partinë, por edhe kandidatët që ju mendoni që nuk do ta ngrenë dorën në Kuvend për të votuar ligje me porosi”.  /tvklan.al