Presidenti Ilir Meta reaguar për dhënien e shtetësisë për futbollistin e Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina. Në një konferencë për mediat, Presidenti Meta tha se ai ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte.

Më tej Meta tregoi dhe dokumentet e dosjes së futbollistit, por shtoi se nuk mund t’i bënte publike detajet e tjera pasi janë sekrete.

Kjo është dosja për futbollistin e Tiranës të cilësuar nga mediat pararojë të kryeministrit si terrorist, më pas kur u pa që iu fik kjo punë u përpoq ta ndizte dhe vet duke u  ekspozuar dhe vet si një kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu tek kjo dosje është edhe dokumenti i institucionit përkatës që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare, sipas ligjit për futbollistin në fjalë.

Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik dhe besoj kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin  para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte.”, tha Meta.

Meta prej ditësh është vënë në akuza për shkelje të procedurave për dhënien e shtetësisë së futbollistit dhe qytetarëve të tjerë. Zëdhënësi i tij i ka përgënjeshtruar akuzat dhe është shprehur se janë zbatuar të gjitha procedurat.