Kreu i shtetit, të ndalen krimet zgjedhore

Kur na ndajnë 50 ditë nga dita e zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë se kë do të mandatojë ai me 26 Prill për krijimin e qeverisë së re. Kreun e partisë që do të rezultojë me numrin më të madh të deputetëve apo parti që kanë konkurruar veçmas si PD e LSI por që kanë firmosur një marrëveshje për bashkëpunim paszgjedhor në varësi të rezultatit.

Në këtë garë ka shumë koalicione dhe shumë forca politike. Është e rëndësishme që qytetarët të vendosin me qetësi se kë do zgjedhin, por edhe kë do ndëshkojnë. Është e drejtë e tyre të gjykojnë me qetësi. Për mua është e rëndësishme që procesi të jetë transparent. Vota e çdo qytetari të jetë e barabartë, askush të mos intimidohet.”

Kreu i shtetit theksoi se ka një nevojë urgjente për funksionimin e organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore.

“Të gjithë qytetarët të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, as nga sondazhet e oligarkisë, por të gjithë të kenë besim se vota e tyre është fuqia e tyre.”

Presidenti kërkoi që të shtyhet afati i aplikimit për karta ID, që të gjithë qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. 

Klan News