Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur për herë të parë në lidhje me çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Prej 2 javësh, në tavolinën e tij ndodhet ligji i posaçëm i miratuar nga shumica parlamentare, por kreu i shtetit thotë se është ende duke e shqyrtuar dhe se në vendimin e tij nuk do të ndikojnë faktorë të jashtëm.

“Unë dua t’ju siguroj që në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka Presidenti në mbajtjen e qëndrimeve dhe vendimeve të tilla.”

I gjendur në të njëjtin aktivitet përkrah kreut te shtetit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shprehu besimin se do gjendet vullneti i mirë për ndërtimin e teatrit të ri.

Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim

”, u shpreh Veliaj.

Parlamenti miratoi  në seancën maratonë të 5 korrikut, ligjin qe i hap rrugën nisjes së negociatave për projektin e ri të Teatrit Kombëtar pas një ofertë të bërë nga një kompani private. Opozita vijon ta kundërshtojë procedurën. Edhe këtë të mërkurë Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka mashtruar kuvendin me hartën e truallit pasi sipas saj, prona private nuk është në kufi të asaj të Teatrit.

Kjo është një arsye e mjaftueshme që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv “Rama- Fusha””, tha Vokshi.  

Ligji kundërshtohet edhe nga një pjesë e artistëve të cilët gjithashtu i janë drejtuar me një letër Presidentit për të kthyer mbrapsht ligjin e votuar në Kuvend.

Tv Klan