Presidenti Ilir Meta ka kujtuar në 15-vjetorin e vdekjes Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Meta thotë se angazhimi i tij për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën republikë mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare.

“Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon”, shkruan Meta.

Në postimin e tij, Meta ka cituar disa fjalë të Rugovës.

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA”, citohet Rugova./tvklan.al