Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverinë e re. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Meta thotë se një qeverisje e qëndrueshme është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit. Në fund, Meta i uroi suksese Albin Kurtit në drejtimin e qeverisë.

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, shkruan Meta.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan këtë të diel marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Dy partitë kanë rëndë dakord të drejtojnë nga 6 ministri, ndërsa 3 të tjera do t’i drejtojnë komunitetet. Gjithashtu pritet që kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca, të kalojë në ekzekutiv, ndërsa kryeparlamentari do të jetë nga radhët e LDK-së./tvklan.al