“Fokusi, tek plotësimi i të gjitha kushteve”

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e parlamentit holandez për të mbështetur mbajtjen sa më parë të tryezës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi”, thotë Meta.

“Duke uruar që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shton presidenti më tej.

Parlamenti holandez konfirmoi këtë të mërkurë qëndrimin e qeverisë se Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat prioritare dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit./tvklan.al