Në vijim të Tryezës së Rrumbullakët me temë: ‘‘E ardhmja e Lumit Vjosa – Ndërtim digash apo Park Kombëtar“, të mbajtur dje në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tiranës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta përuroi sot Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për lumin Vjosa në Tepelenë.

Në ceremoninë e organizuar, merrnin pjesë Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof.Spiro Drushku, profesori i Universitetit të Vjenës, Fridrich Schiemer, drejtues vendorë dhe përfaqësues institucionesh e të shoqërisë civile.

Në fjalën e rastit, Presidenti Meta theksoi se mbështet krijimin e një Parku Kombëtar dhe jo ndërtimin e digave mbi lumin Vjosa./tvklan.al