Presidenti Ilir Meta thotë se populli shqiptar do të vendosë me referendum nëse do të shkojë në Europë ose në gropë. Në studion e “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit bëri disa akuza të forta në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e çon Shqipërinë në drejtim të paditur me kërkesë të armiqve të Shqipërisë.  

Ilir Meta: Zotërinj! Dilni dhe pyesni 50 shqiptare jashtë kamerave dhe thuajini janë të kënaqur, apo nuk janë të kënaqur dhe do ta shikoni sesi është e vërteta. Dhe kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë që të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, që të çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur sepse ia kërkojnë armiqtë  e Shqipërisë.

Arian Çani: Ku ta çojë?

Ilir Meta: Po kundër Europës, në drejtim të paditur është.

Arian Çani: Ku pra?

Ilir Meta:  Po tani e di ti më mirë se unë…

Arian Çani: Pse nuk e thua.

Ilir Meta:  Po e thashë qind herë, që Shqipëria të jetë lavatriçe parash. Shqipëria të jetë një vend, ca oligarkë, krimi i organizuar ndërkombëtar, lavatriçe këtu, armiqtë e Shqipërisë këtu, ja Shqipëria. Po ça Kosove do mbështesni ju, ju shikoni Shqipërinë që është për faqe të zezë… apo jo, po kjo është historia.

Ervis Iljazaj: President, ju përmendni popullin shpesh, por ju nuk garoni më 25 Prill. Çfarë domethënë që e përmendni popullin shpesh?

Ilir Meta: Po unë nuk po garoj zotëri. Është referendum ajo.

Ervis Iljazaj: Referendum që të votojnë kundër Ramës?

Ilir Meta:  Referendum, populli do të shkojë në Europë apo do të shkojë në gropë. Kaq, mbaroi historia. Populli do të shkojë në Europë apo në gropë. Në gropë le të shkojë rilindja e këtyre që ka gënjyer, që ka mashtruar dhe po i le njerëzit të vdesin nëpër spitale. Më 25 Prill ka një referendum, sepse e bëri vetë këtë. Unë i thashë mos e ço vendin në referendum, çoje vendin në zgjedhje… jo… e mirë e çoi ai./tvklan.al