

Meta: Populli të vendosë me referendum, do të shkojë në Europë apo në gropë?!
Presidenti Ilir Meta thotë se populli shqiptar do të vendosë me referendum nëse do të shkojë në Europë ose në gropë. Në studion e “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit bëri disa akuza të forta në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e çon Shqipërinë në drejtim të paditur me kërkesë të armiqve të Shqipërisë.
Ilir Meta: Zotërinj! Dilni dhe pyesni 50 shqiptare jashtë kamerave dhe thuajini janë të kënaqur, apo nuk janë të kënaqur dhe do ta shikoni sesi është e vërteta. Dhe kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë që të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, që të çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur sepse ia kërkojnë armiqtë e Shqipërisë.
Arian Çani: Ku ta çojë?
Ilir Meta: Po kundër Europës, në drejtim të paditur është.
Arian Çani: Ku pra?
Ilir Meta: Po tani e di ti më mirë se unë…
Arian Çani: Pse nuk e thua.
Ilir Meta: Po e thashë qind herë, që Shqipëria të jetë lavatriçe parash. Shqipëria të jetë një vend, ca oligarkë, krimi i organizuar ndërkombëtar, lavatriçe këtu, armiqtë e Shqipërisë këtu, ja Shqipëria. Po ça Kosove do mbështesni ju, ju shikoni Shqipërinë që është për faqe të zezë… apo jo, po kjo është historia.
Ervis Iljazaj: President, ju përmendni popullin shpesh, por ju nuk garoni më 25 Prill. Çfarë domethënë që e përmendni popullin shpesh?
Ilir Meta: Po unë nuk po garoj zotëri. Është referendum ajo.
Ervis Iljazaj: Referendum që të votojnë kundër Ramës?
Ilir Meta: Referendum, populli do të shkojë në Europë apo do të shkojë në gropë. Kaq, mbaroi historia. Populli do të shkojë në Europë apo në gropë. Në gropë le të shkojë rilindja e këtyre që ka gënjyer, që ka mashtruar dhe po i le njerëzit të vdesin nëpër spitale. Më 25 Prill ka një referendum, sepse e bëri vetë këtë. Unë i thashë mos e ço vendin në referendum, çoje vendin në zgjedhje… jo… e mirë e çoi ai./tvklan.al