Gjiganti i teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë Dollarë për të zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore me presidentin amerikan Donald Trump.

Ky i fundit paditi kompaninë për pezullimin e llogarive të tij pas trazirave të 6 Janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kapitolit.

Në Korrik 2024, Meta hoqi kufizimet për llogaritë e Trump-it në Facebook dhe Instagram në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Pas fitores së zgjedhjeve të Trump në Nëntor, shefi i kompanisë Meta Mark Zuckerberg vizitoi vendpushimin e tij në Florida, Mar-a-Lago. Media BBC shkruan se rreth 22 milionë Dollarë nga pagesa do të shkojnë për bibliotekën presidenciale të Trump.

Kjo vizitë ishte sinjal i përmirësimit të marrëdhënieve, dikur të ftohta mes tyre.

Jo vetëm kaq, por Zuckerberg ishte i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Trump si president në fillim të këtij muaji i cili u gjend pranë edhe miliarderëve të tjerë të teknologjisë globale.

Klan News