Video po përgatitet

Presidenti Ilir Meta thotë se presioni politik që sipas tij po ushtrohet ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është skandaloz.

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni”.

Presidenti thotë se provat po shtohen dhe video e paralajmëruar më herët nga zyra e tij, po përgatitet. “Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shton Meta.

Të premten Presidenti paralajmëroi kallëzim penal ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ndërsa një ditë më pas, zëdhënësi i kreut të shtetit tha se në ditët në vijim do të publikohet edhe një video, sipas tij, me prova të pakundërshtueshme, për të evidentuar veprimet antiligjore të kreut të KED.

Presidenti Meta e akuzon Ardian Dvoranin se ka kryer akt mafioz duke shkaktuar një gjendje antikushtetuese në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./tvklan.al