Meta pret në takim ambasadorin e ri të Rumanisë



Meta pret në takim ambasadorin e ri të Rumanisë

09:57 12/02/2021

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Rumanisë, Octavian Serban, i cili ka paraqitur Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke.

Kreu i shtetit i shprehu falenderimet ambasadorit Serban për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, theksoi Presidenti Meta.  /tvklan.al







Të ngjashme