Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

Meta dhe Thaçi biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Presidenti Meta thekson se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE. /tvklan.al