Ndërsa opozita ka nisur pak minuta më parë protestën e 9-të kombëtare, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit i bën thirrje opozitës së bashkuar që të zhvillojë një protestë paqësore larg çdo akti dhunë si dhe protestuesve të vetpërmbahen.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Meta beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

“Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim”./tvklan.al