“Hetimi ndaj Dvoranit, prova e madhe për Prokurorinë”

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar provokime amendamentet ligjore të mazhorancës, që synon të krijoje një mekanizëm zhbllokues në rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e zgjedhur në sitemin e drejtësisë.

“Presidenti i Republikës është me mision dhe nuk provokohet nga cic-mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar Presidentin dhe popullin e Shqipërisë për t’u marrë me çështje të tjera, ta ketë të qartë se Presidenti e di mirë detyrën e tij dhe është i ndërgjegjshëm për misionin e tij”.

Presidenti Meta iu përgjigj këtë të marte thirjes së Prokuroirsë së Tiranës, ku ka dhënë deklarime për më shumë se një orë në lidhje me padinë që ka bërë ndaj kreut të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Meta kërkoi nga organi i akuzës të hetojë pa u ndikuar politikisht.

“Jam këtu në përgjigje të ftesës nga Prokuroria, pas kallëzimit penal që kam bërë për Ardian Dvoranin, për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje prej tij: shpërdorim detyre dhe përvetësim kompetence dhe të titullit shtetëror. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të provave dhe dokumenteve që kishim dorëzuar. Rasti është tmerrësisht flagrant, shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Kjo është provë e madhe për të ardhmen e Reformës në Drejtësi”.

Presidenti deklaroi se ka depozituar të gjitha provat e nevojshme në Prokuroi për të hetuar shkeljet e kryera sipas tij nga Dvorani. Kreu i Shtetit publikoi edhe një video në Facebook, ku rendiste argumentet e rij për këtë çështje.

Tv Klan