I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti Mark Marku u shpreh se publikimi i mesazhit të një diplomati të huaj në Tiranë mbrëmjen e djeshme nga Presidenti Meta po nga kjo studio, nuk ishte korrekt.

“Unë mendoj se në marrëdhënie të kësaj natyre nuk botohen… mund t’i hidhen shtypit, ajo që quhet rrjedhje informacioni, mund të botohen në libra historikë, por nuk mendoj që është sjellje prej shtetari kjo”.

Por nga ana tjetër, Marku thotë se nuk duhet gjykuar vetëm akti, por edhe përmbajtja e atij mesazhi, që sipas tij ishte e rëndë.

“Por po ashtu është e rëndë dhe përmbajtja, pra ne nuk mund të gjykojmë vetëm aktin. Ta zëmë, nëse kapim dikë duke përdhunuar dikë në shtëpinë e vet, ne e shkelim privatësinë por do gjykojmë dhe aktin”.

Sipas tij, mesazhi tregon se është shkelur Kushtetuta dhe se ka pasur një kompromis për reformën në drejtësi.

“Mesazhi tregon se me Arta Vorpsin është shkelur kushtetuta, është bërë një kompromis. Është bërë një kompromis me Reformën në Drejtësisë dhe me ndërkombëtarët. E shikoni që dhe ndërkombëtarët nuk janë si Zoti?! Janë njerëz si ne dhe gabojnë”.

Ndërkaq, Marku thotë se reforma në drejtësi është konceptuar me qëllime të mira, por realizimi në një terren (politik) si Shqipëria, është i vështirë.

Por faji qëndron këtu: reforma në drejtësi mendoj është e konceptuar mirë, me qëllime të mira, por realizohet në një terren konkret, që është Shqipëria”. /tvklan.al