Kryetari i KED, zero kompetencë në Kushtetutë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar video-spotin e dytë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.  

Në një postim në rrjete sociale ai shkruan gjithashtu se, “Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”.

“Kryetari i KED, zero kompetencë në Kushtetutë. Kryetari i KED në raport me vendimmarrjen është vetëm një anëtar i KED dhe ka vetëm një votë. Edhe për botimin e vendimeve në faqen e Gjykatës së Lartë shprehet vetëm KED në çdo vendim të saj.

Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KED është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e gjykatës së Lartë. Edhe këtë detyrë Dvorani nuk e ka bërë që nga 15 Janari 2019 për 32 mbledhje radhazi. Dvorani nuk ndjek rrugën e Kushtetutës, por rrugën e partisë”, thuhet në video.

/tvklan.al