Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur edhe njëherë Edi Ramës. Në një postim në mediat sociale, Meta i kujton Ramës sfidën për debatin për OFL-në.

Më tej ai e pyet se në cilën ditë, orë, studio dhe me cilin gazetarë do debatojnë.

O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta!”, shkruan Meta.

Më herët, kryeministri i vendit në një reagim ka përfshirë edhe emrin e ministres Elisa Spiropali, për të cilën i thotë se do të duhet t’i dorëzojë medaljen kur të dekorojë Skënderbeun./tvklan.al