Ish – kreu i Lëvizjes Socialiste në Integrim, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu foli për akuzat e ditëve të fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetari Fevziu se përse kishte zgjedhur që të dilte në fushatë, në vend që të rrinte në shtëpi dhe të shihte televizion, duke qenë presidenti i zgjedhur, Meta tha se sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ai është President ditën kur bëhet dekretimi në 24 Korrik.

Unë u detyrova të bëhesha President pasi vendi ishte në krizë të paparashikueshme. Ne e pritëm PD pas insistimit tim në tre raundet e para dhe nuk u mor asnjë vendim. Nuk vajta nga halli, por e ndjeva si detyrë për të shpëtuar institucionet. Deri në 17 Maj ne kishim rrezikun që opozita të mos merrte pjesë në zgjedhje.

Basha përfaqëson rilindjen me mirë se çdo rilindas tjetër.  Nuk kam asnjë problem me zotin Rama dhe Basha kam një problem me zgjedhjet e 25 Qershorit. Rama dhe Basha janë bashkë kundër sistemit demokratik.

Task Forca po funksionon si gestapo dhe në këtë Task Forcë nuk ka asnjë anëtar dhe përfaqësues së LSI dhe as Ministrja e Integrimit Europian, sepse kjo është shumë e rëndësishme, por të dy bashkë kanë marrë një misioni të nxituar”.

Takimi me Bashën kur ishte në çadër

Presidenti i zgjedhur Meta në studion e emisionit “Opinion” nuk i ndali deklaratat e forta në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama mund të mos ishte bërë kurrë Kryeministër pa ndihmën e LSI-së, ndërsa zbuloi se kishte zhvilluar takim me kreun e opozitës Basha, teksa ky i fundit ndodhej në çadër.

 “Rama falë LSI-së është bërë kryeministër, se mund të mos ishte bërë kurrë me ato që ka thënë dhe ka bërë ndaj LSI- së. 

Unë jam takuar me zotin Basha gjatë kohës së çadrës dhe bashkë me mua kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre ka qenë Petrit Vasili.

Unë i kam thënë zotit Basha dhe ambasadorit të huaj dhe McAllister të njëjtat gjëra dhe Ramës. Bashës i kam thënë për çështjen e drogës dhe dekriminalizimit ke të drejtë. Mos prit të të dali LSI në çadër. Unë e mbështes shtyrjen e zgjedhjeve, por vetëm deri në Korrik”.

Gjithashtu, i kam thënë mos prit se LSI do shkojë në parlament dhe të votojë kundër Ramës, pasi kjo forcë politike ka një marrëveshje dhe është në koalicion qeverisës me të. 

https://www.youtube.com//embed/JG8abp9AP8w

Meta tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha duan të vjedhin votat e 25 qershorit. 

Basha dhe Rama kanë frikë nga transparenca dhe po e përdorin Task Forcën si gestapo për të frikësuar njerëzit sepse mendojnë se votat merren duke punësuar apo ç’punësuar dhe bëjnë inskenime për të frikësuar njerëzit LSI. Ata e kanë kthyer policinë e Shteti që është përgjegjëse për drogën në një policie politike.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=70&v=4SxG-sQqHcQ

Rama e përdori Lulzim Bashën

Rama i donte zgjedhjet pa opozitën, sepse i kishte të gjitha mundësitë ta fuste në zgjedhje. Rama e futi Lulzim Bashën për ta përdorur në zgjedhje dhe e gjithë marrëveshja e tyre është një përpjekje për të zgjidhur problemet e tyre brenda partisë dhe kundër zgjedhjeve. Siç i zgjidhi Zoti Basha problemet duke hequr nga lista të gjithë personalitetet e PD pa mbledhur kryesinë e PD. Një njeri që premton Republikë të re dhe u thotë shqiptarëve do bëjmë këtë do bëjmë atë dhe çon në mes të natës listën në KQZ Listën e  një partie historike që dhe Sali Berisha që është lideri autoritar, i vjetër,  e miratonte ne kryesi dhe ky e çon pa e miratuar në kryesinë e partisë së tij.  Dhe ky çon listën pa pyetur për kryesin e tij dhe pa respektuar insitutcionet nuk ka si ti respektojë as në shtet.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=110&v=F8SaFdZ9pd4

Sipas Metës, ndryshimet Kushtetuese shkatërruan gjithë mekanizmat e balancës dhe kontrollit dhe sollën këtë sistem parlamentar, i cili është tepër partiak, kryetarët kanë rol kryesor në përcaktimin e listave dhe kanë dobësuar mjaft parlamentarizmin, tha Meta.

I pyetur nga gazetari Fevziu nëse ka frikë nga marrëveshja Rama- Basha, ish- kreu i LSI-së tha se nuk ka patur frikë nga Nano dhe Berisha, jo më te ketë frikë nga Tomy dhe Jerry bashkë.

https://www.youtube.com//embed/nIizvUcGcbs

Tahiri si Ministër, periudha më e errët e Policisë së Shtetit

I kam deklaruar Kryeministrit se Saimir Tahiri nuk kishte  ekperiencen për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ai është emocional, gjithashtu është më partiak se sa duhet.

Rama dy vitet e para pas zgjedhje të Tiranës, i kishte thënë Tahirit, se zgjodha Veliajn se nuk donte Ilir Meta, duke bërë diversion të papranueshme.

Ashtu siç Rama i kishte thënë deputetit Shkëlqim Selami se do të vendosja kryetar bashkie të Vlorës, por nuk donte Ilir Meta.

Drejtimi i Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri është një nga periudhat më të errëta të Policisë së Shtetit, Shqipëria u rendit si vendi i dytë në botë për prodhimin e drogës. Gjatë drejtimit të tij lulëzoi kanabisi. Gjatë kohës së drejtimit të Tahirit raporti i krimit të organizuar në raport me shtetit u rrit ndjeshëm. E vetmja arritje ishte përmirësimi i policisë rrugore.

Kreu i Kuvendit Meta tha se i ka dërguar dy mesazhe kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në lidhje me standardin e zgjedhjeve.

“I kam dërguar dje dy mesazhe që duhet t’i ketë mirë parasysh ato çfarë i kam shkruar. Aty në celular i ka mesazhet dhe e di ai. I kam kërkuar që të mos cenohen standardet e zgjedhjeve

Ish-kreu i LSI-së i ka vënë edhe një notë këtij koalicioni.

“Në dy vitet e para koalicioni ka notën 8+. Në dy vitet e fundit nuk e kalon as notën 4

”, nënvizoj Meta.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Metën se çfarë note do i vinte koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta tha, se ky koalicion dy vitet e para ka notën 8, në dy vitet e fundit nuk e kalon notën 4.

Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën ose Bashën

Jam i gatshëm të dal në debat me Z. Rama për të folur secili për përgjegjësitë e forcave të veta politike për katër vitet bashkëqeverisëse.

Madje pres dhe Z. Basha në debat për LSI, për demokracinë, për zgjedhjet dhe për gjithçka tjetër. Unë jam një politikan i hapur për çdo çështje.

Rama kërkon të bëhet një faktor absolute, me pak fjalë një diktator absolut.

Pra i ftoj të dy në debat që të vijnë të përballen për temat që shqetësojnë vendin.

Le të gjykojnë shqiptarët kush thotë të vërtetën, kush është interesi i Ilir Metës dhe kush është interesi i këtyre zotërinjve”.

/tvklan.al