Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në ditën e shenjtë të Pashkës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve çon një urim dhe një lutje speciale për personat që po përballen me sëmundjen Covid-19.

“Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin”, shkruan Basha.

Edhe kryeministri Rama ka uruar besimtarët në këtë ditë të shënuar.

Pashkë të gëzuar”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa postimin e shoqëron me një video.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar besimtarët.

“Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës!
Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.
Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: “Unë jam i gjallë në mesin tuaj, prandaj mos kini frikë””,
shkruan ai në Facebook./tvklan.al