Pas 24 Korrikut, ballafaqim me këdo që e ka marrë malli

Edi Rama e përfshiu si lojtar të tretë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, krahas Bashës e Berishës, por Presidenti Meta e cilësoi kurth deklaratën e Kryeministrit.

“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 Prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 Korrik. “

Në betejë me popullin tha se do të dalë vetëm pasi të heqë kostumin e Presidentit. Këdo që ka mall për ta parë në beteja elektorale e ftoi të jetë i duruar deri në 24 Korrik.

“Kemi bërë një premtim që pas 24 Korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të 2 Marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”.

Refuzoi të komentojë deklaratën e kryeministrit për presidentin e  ri, duke i uruar mbarësi për konsultat  e nisura me qytetarët.

“Nuk kam asnjë koment për këto deklarata dhe shpresoj t’i shkojë mirë konsulta me qytetarët për këtë çështje unë e kam në 2 Mars konsultën me popullin.”

Zhvillimet në kampin opozitar u mundua  t’i shmangë dhe zgjodhi që apelin këtë radhë ta bëjë për qytetarët, të cilët do të zgjedhin në 6 Mars për ata që duan t’i përfaqësojnë në pushtetin lokal.

Tv Klan