Meta: Rama me projekt antishqiptar kundër integrimit

Meta: Rama me projekt antishqiptar kundër integrimit

00:11 31/10/2020

“25 Prilli është referendum për të larguar këtë mazhorancë”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin Zonë e Lirë në TV Klan ku lëshoi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se po punon kundër integrimit të vendin për interesa antishqiptare. Kreu i shtetit ishte shumë i ashpër në deklaratat e tij ndërsa u shpreh se nuk i trembet aspak kryeministrit.

“Që të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk thotë dot që e kanë kapur peng”

Duke i kthyer përgjigje kryeministrit për debatin për dhënien e dekoratave për dëshmorët e rënë, kreu i shtetit u shpreh …

“Ai bën si i fortë shqiptarët, por  meqë thotë dëshmor ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor, ai qen bir qeni? Ai që thotë Vojo Kushi, që dekoron të vdekurit. Populli shqiptar do të vendosë sovranitetin vetë dhe do të tregojë që nuk është popull kavije, siç thotë ai që nuk i ngrefet”, tha Meta.

Ai tha se është i vendosur t’i dalë për zot Kushtetutës ndërsa u shpreh se shteti është marrë peng nga një bandë.

“Patjetër që është roli im, t’i dal për Zot Kushtetutës. Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi, mos të them edhe emrat e analistëve që paguhen nga Sorosi”.

Ndaj ai paralajmëroi Ramën që të mos guxojë të shkaktoi trazira në vend pasi do të përballet me të dhe popullin.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri, siç ke bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për llogari të Sorosit dhe të miqve të tij serbë. Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit. I thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim”, tha Meta.

Me tone të larta, Meta tha se ai do të ngrejë sërish popullin në një referendum në 25 Prill për të larguar këtë mazhorancë.

Tv Klan



Të ngjashme