Presidenti Ilir Meta e ka quajtur sot Kryeministrin Edi Rama, Esat të Rilindes, duke e krahasuar me Esat Toptanin.

Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se Rama ka marrë sërish nëpër gojë Vojo Kushin dhe ka ofenduar Dëshmorët e Kombit, familjarët e tyre dhe veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Më tej Meta shton se “Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave”.

Në fund kreu i shtetit e fton edhe njerëherë për debat, dhe i thotë se 3 milionë ilir janë gati në 25 prill.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET! TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?  Mezi po të pres!”, përfundon Meta./tvklan.al