Meta-Ramës: Mezi po të pres o trendi buburrec

Meta-Ramës: Mezi po të pres o trendi buburrec

17:04 13/10/2020

Presidenti Ilir Meta ka vijuar replikat në rrjetet sociale me Kryeministrin Edi Rama. Së fundmi kreu i shtetit thotë se Rama ende nuk është shprehur se në cilën studio televizive do të sqarohet me të.

“Mezi po të pres o trendi buburrec”, shkruan Meta.

Më herët, Rama reagoi në Twitter dhe tha se Meta është bërë “gazi i botës”.

Ndërkohë disa ditë më parë, Ilir Meta e sfidoi kryeministrin në një ballafaqim në një studio televizive. /tvklan.al





Të ngjashme