Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto nga banderolat e Partisë Socialiste të vendosura në Gjirokastër ku thuhet që Metës, Bashës, Berishës dhe Kryemadhit nuk i duhet dhënë asnjë shans.

Duke marrë shkas nga kjo foto, Meta i thotë Ramës që të mos e detyrojë me të vërtetë të hyjë në garë për zgjedhjet e 25 Prillit pasi do ta lerë mazhorancën aktuale pa grup parlamentar. Madje, nëse bashkohet me Sali Berishën, të cilit i referohet si ‘Doktori i Madh’, Meta thotë se “nuk ka spital, që ju bën derman”.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj Zoti “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”!

Meta i bën thirrje qeverisë që të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të mos e teprojë me shkeljet.

“Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës”, tha Meta. /tvklan.al