Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se të gjitha shpjegimet e tij për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit do t’i bëjë nga Vlora sot pasdite.

Më tej ai bën dhe një ironi me aeroportin e Vlorës, duke thënë se nëse është hapur konferencën do ta zhvillojë në këto ambiente.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.  Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm“, shkruan Meta.

Më tej ka publikuar dhe një dokument që tregon kërkesën që i ka dërguar institucioneve të tjera lidhur me problematikën e Albcontrol./tvklan.al