Presidenti Ili Meta ka replikuar me kryeministrin Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas deklaratës së kreut të qeverisë se Meta “nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur në krah ka një homolog të një vendi tjetër”.

Meta thotë se nëse ndonjë ndërkombëtar është ankuar për të, Rama t’i kërkojë leje dhe do ta publikojë vetë se çfarë i ka thënë.

Në reagimin e tij Meta thotë se Rama gënjen edhe kur nuk flet. Gjithashtu i bën thirrje që të mos vërë dorë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit. Në të kundër do të shohë në shesh kreun e shtetit.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti”, shkruan Meta. /tvklan.al