Presidenti i vendit Ilir Meta, në një postim të bërë në Facebook, është shprehur se vijon të angazhohet për miratimin e ligjit për Referendumet.

Meta shprehet se populli flet me zërin dhe votën e tij dhe se po afron ora që të marrë sovranitetin e tij.

“Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtë e popullit të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

Populli flet vetë me zërin dhe votën e tij!

Po afron ora që të rimarrë tërësisht sovranitetin në duart e tij:

1. – Deputetët 100% nga Populli.

2. – President i Republikës nga Populli.

3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet

Populli i 2 Marsit është garancia më e mirë”.

Presidenti Meta thotë se populli nuk ka ikur nga Bulevardi dhe se do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.

Ndërkaq, paraditen e sotme Kuvendi ka vendosur që të mos e shkarkojë nga detyra Ilir Meta, teka kreu i ekzekutivit tha se “do të dëgjojmë një arbitër si Komisioni i Venecias”. /tvklan.al