“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë

“, kështu shprehet Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shkruan më tej se

“Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”.

Rinia e sotme, thotë Meta, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.

/tvklan.al