“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cilëson politike arrestimet e procedimet pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta kërkon lirimin e tyre.

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike. Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020! “, shprehet kreu i shtetit.

Më tej Presidenti thotë se “vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”. /tvklan.al