Shpall vakancën për zëvendësimin e tij

Vendimin për shkarkimin nga detyra të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Besnik Muçin, e cilësoi një vendim të diktuar nga shumica, por pavarësisht kësaj, këtë të premte Presidenti Ilir Meta e ka njohur si të pakontestueshëm atë. 

Kreu i shtetit firmosi dekretin për shpalljen e vakancës së parakohshme për vakancën e  krijuar nga largimi i Besnik Muçit si gjyqtar kushtetues vetëm pas minuta pasi kjo gjykatë i dorëzoi njoftimin për përfundimin e mandatit të tij.

Dekreti i kreut të shtetit erdhi pas takimit që zhvilloi me Besnik Muçin, që ai e dekretoi si anëtar të Kushtetueses në mesin e muajit Tetor.

Besnik Muçi i kërkoi paradite Gjykatës Kushtetuese të shprehej me vendim për mbarimin e mandatit, kërkesë që mesa duket nuk u mor parasysh.

Vetë kreu i shtetit, siç njoftoi Presidenca, i ka kërkuar ta rishqyrtojë këtë qëndrim, por Muçi ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatave Ndërkombëtare, pasi e ka quajtur diskriminues procesin e vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur si gjyqtar kushtetues.

Anëtari i ri i Kushtetueses që do të zëvendësojë Besnik Muçin, pritet të zgjidhet pas listimit që do t’u bëjë kandidaturave Këshilli i Ri i Emërimeve në Drejtësi. Keshillit të drejtuar nga Ardian Dvorani i mbaron mandati, për këtë arsye, Presidenti njoftoi sot se do ta zhvillojë më 5 Dhjetor shortin për të riun. Anëtarët e KED kanë mandat 1-vjeçar dhe zgjidhen me short.

Tv Klan