Zhvillimet në protestën e opozitës u ndoqën me shqetësim nga Presidenti Ilir Meta. Pas tensioneve të shfaqura para parlamentit kreu i shtetit u bëri apel protestuesve të ruajnë qetësinë dhe  u kërkoi të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.

I vetmi që reagoi nga ndërkombëtarët ishte ambasadori britanik në Tiranë, Dankën Norman.  Përmes një postimi në

Twitter

ai kërkoi që gjatë protestës te shmangej dhuna.

“Kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore.”

Dhunën e dënoi dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj. Ai siguroi qytetarët se gjithçka do të riparohet dhe Tirana do të jetë gati të dielën për të pritur festën e Ditës së Verës. “Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Tv Klan