Presidenti Ilir Meta ka shpallur vakancën për Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit të Besnik Muçit nga Apeli i Vettingut.

Kreu i shtetit ka nxjerrë dekretin për aplikim gjyqtari për në Gjykatën Kushtetuese.

Besnik Muçi u shkarkua një ditë më parë nga Apeli i Vettingut, duke krijuar sërish vakancë në Kushtetuese.

Besnik Muçi i kërkoi paradite Gjykatës Kushtetuese të shprehej me vendim për mbarimin e mandatit. I veshur sportiv, nuk u paraqit si çdo ditë në punë, por qëndroi vetëm 15 minuta, për të depozituar kërkesën. /tvklan.al