Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Kreu i Shtetit ka deklarua se mund të arrihet marrëveshja përfundimtare përmes një procesi konstruktiv.

 “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”

, ka shkruar Meta.

Sot në Tiranë u zhvillua Samiti i Brdo-Brijunit, ku me ftesë të Presidentit Ilir Meta u mblodhën të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor./tvklan.al