“Zgjidhja nuk është largimi, por përballja”

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehet se Shqipëria është e fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit.

Por sipas tij zgjidhja për këtë situatë nuk është largimi, por përballja.

“Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi”, shkruan Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Tv Klan