Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritetin e tij me popullin kroat pas tërmetit që goditi Kroacinë të martën. Njësoj si kryeministri Edi Rama, edhe kreu i shtetit thotë që Shqipëria do të qëndrojë pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme të vendit.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, shkruan në rrjetet sociale Meta.

Tërmeti me magnitudë 634 të shkallës Rihter goditi rreth mesditës Kroacinë qendrore. Epiqendra ishte në qendër të qytezës së Petrinjës.

Një vajzë e vogël që ishte shtruar në spitalin e qytezës së Shishakut që ndodhet jo shumë larg epiqendrës humbi jetën nga shkatërrimi i plotë ndërtesës.

Deri më tani flitet për 60 të lënduar, teksa lëkundjet janë ndjerë në një rreze të gjerë deri në brigjet e veriut të Italisë në Adriatik. /tvklan.al