Në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka thënë se “vendi është në një situatë kritike si pasojë e korrupsionit” dhe për këtë ka akuzuar Kryeministrin e vendit Edi Ramën duke thënë se “ai është përgjegjësi kryesor”. Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se mbi 67% e popullsisë shqiptare jetojnë në kufirin e varfërisë me 5,5 dollarë në ditë.

Ilir Meta: Që nga viti 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka detyrim ligjor dhe për ketë do të marrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre dhe njëkohësisht nëse nuk do të miratohet, ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të ndjekim dhe Gjykatat Evropiane. Paratë e qytetarëve po shkojnë për aferën e inceneratorëve. Mbi 67% e popullsisë jetojnë në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë. Kjo është një situatë kritike dhe është pasojë e korrupsionit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Ilir Meta ka thënë se “situata në vend është katastrofike” teksa ka shtuar se “është rritur numri i administratës shtetërore”.

Ilir Meta: Dua të ngre një problem tjetër mjaft serioz që tregon se kjo është një bandë që ka shkelmuar cdo parim kushtetues në këtë vend. Nuk gjeni dot një vend në Afrikën më të humbur që të mos ketë këshilltar opozitar dhe tani u kujtuan këta se qenka situata e rëndë e bashkive, që kanë kryer super vjedhje pafund sepse nuk kanë pasur se kush t’i denoncojë dhe që kanë shkatërruar financat e bashkive. Tani këto shpikin administraorët, në kundërshtim të qartë me nenet. Kjo na tregon se kur na duhen vota, bëjmë gjithçka për të vjedhur. Tani, shpikim administratorët. Këta që janë sot janë administratorë përveç kryetarit të bashkisë Shkodër dhe gjithë të tjerët që u zgjodhën me 6 Mars. Situata tani është katastrofike, është rritur numri i administratës. Hipokrizi më e madhe nuk ka ku të shkojë. Të mos flasim për ujësjellësat, aty është një histori e tmerrshme, apo situata me OSHEE, të gjitha janë rezultat i korrupsionit sepse kur është për t’i ruajtur rezervat ujore dhe hidrike, këta i shesin dhe më pas e blejnë me 10-fishin e çmimit sepse bëjnë 2 herë korrupsion. Ne nuk mund të pranojmë që ky vend të falimentojë./tvklan.al