Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë këtë të dielë zgjedhjesh në plazh duke marrë rreze. Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto me zëdhënësin e presidencës, Tedi Blushi.

Meta së bashku me Blushin janë duke shijuar diellin në një prej plazheve në vend. Fotoja e publikuar në Facebook-un e Presidentit shoqërohet me një fjali, pa bërë të ditur vendin se ku po pushojnë: Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit në të gjithë vendin.

Qytetarët shqiptarë votojnë për zgjedhjet vendore, të parat zgjedhje në historinë prej 3 dekadash të Shqipërisë post – komuniste në të cilat opozita nuk merr pjesë./tvklan.al