Meta takim me Presidentin e Komisionit të Venecias

Meta takim me Presidentin e Komisionit të Venecias

14:10 18/09/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Presidenti Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori