Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), z.Fabio Massimo Castaldo.

Kreu i Shtetit e falënderoi z.Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zëvendës Presidenti i PE, z.Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces./tvklan.al