Presidenti Ilir Meta priti në një takim pune Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregëti dhe arsim”, nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit e falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë për ndihmën vyer të vendit të tij për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019./tvklan.al