Meta takohet me ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë

Meta takohet me ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë

12:22 18/11/2020

Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me ambasadorin e ri të OSBE-së, Vincenzo Del Monaco. Kreu i shtetit i ka uruar suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri si kryetar i ri i Pranisë së OSBE-së.

“Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë”, tha Meta.

Kreu i shtetit i ka theksuar Del Monaco-s se prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetjen e reformave strategjike.

“Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”, tha Meta./tvklan.al



Të ngjashme